20:32, 12 Korrik 2018

Sipas një studimi të ri, vegjetarianët humbin peshë dy herë më shpejtë se sa njerëzit që hanë mish.

Ky studim thotë se mënyra më e shpejtë për ata që mbajnë dietë që të humbin në peshë, është duke hequr dorë nga konsumimi i mishit, transmeton Klan Kosova.

Sipas shkencëtarëve, ata që nuk hanë mish humbin mbi 1 kilogram në muaj me dietën e tyre, ndërsa ata që hanë mish, nuk arrijnë që të humbin as një kilogram të plotë nga dieta e tyre.

Dallimi i madh në mes këtyre dy kategorive të njerëzve, vërehet nëse mishi nuk konsumohet që në muajin e parë të dietës. Ju mund të humbni më shumë kilogramë dhe më shpejt nëse nga dieta juaj e eliminoni mishin.

klankosova.tv

Interesante