Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Më në fund arrihet marrëveshja për parandalimin e ngrohjes botërore

NULL NULL
16.12.2018 10:36

Rreth 200 vende të botës lanë anash ndarjet politike të shtunën, për t’u pajtuar mbi rregullat për zbatimin e një marrëveshjeje klimatike botërore.

Pas dy javësh negociata në qytetin polak të Katoëicës, shtetet arritën consensus mbi një kornizë më të detajuar për Marrëveshjen e Parisit 2015, e cila për qëllim ka të kufizojë një rritje të temperaturave mesatare botërore jo më tepër se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, njofton Klan Kosova.

“Nuk është e lehtë të gjesh marrëveshje për një çështje kaq specifike dhe teknike. Përmes kësaj pakete ju keni bërë një mijë hapa të vegjël përpara së bashku. Ju mund të ndiheni krenarë”, u tha delegatëve presidenti polak i bisedimeve, Michal Kurtyka.

Para fillimit të bisedimeve, pritshmërit ishin që marrëveshja nuk do të ishte aq e fuqishme sa ishte e nevojshme. Pasi Uniteti që mbështeti bisedimet në Paris është copëtuar dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, synon të tërheqë vendin e tij, një nga emetuesit më të mëdhenj në botë, nga pakti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.