20:00, 20 Mars 2017

Nëse dëshironi të humbisni peshë por nuk keni pasur sukses, atëherë ky lëng është ideal për ju – përzierja e mjaltës, limonit dhe kanellë.

Mjalta, limoni dhe uji i vakët njihen si përbërës që përshpejtojnë tretjen, pastrojnë trupin tuaj nga helmet dhe ju ndihmojnë që të humbisni peshë.

Kjo ndodh për arsye se të gjithë kanë përbërës që ju bëjnë të ndiheni të ngopur dhe ndihmojnë që të treten yndyrërat, transmeton Klan Kosova.

Çfarë ju duhet?

1 lugë çaji pluhur të kanellës
Gjysmë limoni
1 lugë gjelle mjaltë
1 gotë me ujë të vakët

Si ta përgatisni?

Merreni pluhurin e kanellës dhe vendoseni në gotë, më pas shtojeni lëngun e limonit dhe mjaltën. Përziejeni mirë dhe stojeni edhe ujin e vakët dhe përzieni mirë.

Si dhe kur ta konsumoni?

Sigurohuni se këtë përzierje ta konsumoni një herë në ditë, mundësisht në stomak të zbrazët.
Keni parasysh se kjo është një mënyrë shtëpiake për të humbur peshë, por kjo nuk do të thotë që kjo përzierje mund të konsumohet në bashkëveprim me një terapi të caktuar që mund ta keni të caktuar nga mjeku.

Interesante