Më 29 tetor votohet në 35 komuna NULL NULL 17.10.2017 13:40 17.10.2017 13:40 Më 29 tetor do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të 35 komunave të cilat nuk fituan në rrethin e parë. Në rrethin e dytë, LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Lidhja e Romëve dhe në një PDSH dhe BESA. Sipas të dhënave të përpunuara nga KSHZ-ja në rrethin e parë LSDM fitoi 37 kryetarë për komuna, dhe kandidatët në epërsi kundrejt VMRO-DPMN-së ishin në Kisella Vodë, Butel, Gazi Babë, Vinicë,Qytetin e Shkupit, Demir Kapi, Jegunovce, Karbinci, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Staro Nagoriçan dhe Çashkë. VMRO-DPMNE në rrethin e parë fitoi në tre komuna Ilindien, Petrovec, Sopishtë kurse kandidatët që janë në epërsi në gjashtë komuna, Zrnovc, Kavadar, Novaci, Probishtip, Çeshinovë, Obleshevë, Shtip, . BDI në rrethin e dytë ka përparësi në 11 komuna, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH janë në epërsi vetëm nga një komunë, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vuçiq s'e komenton as sot pranimin e Kosovës në Këshillin Evropian: Flas nesër 2 minuta më parë