Me 100 vjet, plot informata (VIDEO) NULL NULL 11.02.2016 20:36 11.02.2016 20:36 Është hera e parë që po e pret tortën e ditëlindjes, e këtë po e bënë pikërisht në ditën kur e mbushi një shekull jetë. Kësaj radhe, familjarët nuk e pyetën fare Ajshe Raqin, nëse donte ta kremtonte këtë datë, apo jo. Kështu, e organizuan një festë modeste, pavarësisht kundërshtimit të saj. Megjithatë, 100 vjeçares po i pëlqen torta që u bë enkas për të, njofton Klan Kosova, E meqë ka shumë vite mbi supet e saj, Ajshja nuk di nga t’ia fillojë rrëfimit. Por, ish partizania e luftës nacional çlirimtare, i kujton mirë ditët kur me pushkë në dorë luftonte gjermanët. Kronikë nga Dafina Jegeni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 21 minuta më parë