9:35, 7 Tetor 2018

Është zhvilluar ndeshja e shumëpritur midis atletit të njohur irlandez, Conor McGregor, dhe kampionit rus të peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov.

Nurmagomedov i cili tani ka 27 fitore dhe asnjë humbje, ka arritur që ta mposhtë rivalin e tij të kafazit, në raundin e katërt, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova

Mirëpo menjëherë pasi menaxhoi ta bëj McGregor të dorëzohet, Nurmagomedov ka dalë jashtë kafazit për t’u ndeshur me skuadrën e kundërshtarit të tij.

Ndërsa për ta përkeqësuar edhe më tepër gjendjen në Las Vegas, njëri nga njerëzit e Nurmagomedov ka kërcyer brenda kafazit dhe ka filluar ta godasë atletin irlandez.

Si rezultat i këtyre sjelljeve të pahijshme, tre persona nga skuadra ruse janë arrestuar nga policia.

Ndërsa presidenti i UFC, Dana White, ka treguar se Conor McGregor kishte refuzuar të ngriste padi ndaj sulmuesive.

klankosova.tv