McGregor e konfirmon – kam nënshkruar kontratën për meçin me Mayweather NULL NULL 18.05.2017 15:25 18.05.2017 15:25 Kampioni i peshave të lehta në UFC, Conor McGregor, ka bërë të ditur se ai e ka nënshkruar kontratën për t’u ndeshur me ish-pesë herë kampionin botëror të boksit në pesha të lehta, Floyd Mayweather, njofton Klan Kosova. “Pjesa e parë dhe më e rëndësishmja e kësaj kontrate historike tashmë zyrtarisht është nënshkruar”, ka thënë 28 vjeçari McGregor për The Maclife.com. “Urime të gjitha palëve të përfshira”. Ai ka shtuar se tani i takon 40 vjeçarit Mayweather të nënshkruaj pjesën tjetër të kontratës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.