12:11, 7 Nëntor 2018

Portland Trail Blazers kanë shënuar fitore ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 118-103, në kuadër të NBA-së.

C.J. McCollum shënoi 40 pikë, ndërsa Evan Turner arriti 16 pikë e 11 kërcime.

Në anën tjetër, Giannis Antetokounmpo, realizoi 23 pikë, ndërkaq një më pak pati Brook Lopez te klubi i tij.