McAllister dhe Fleckenstein takim një orësh me Ramën e Metën NULL NULL 25.04.2017 16:51 25.04.2017 16:51 Zëvendëspresidenti i PPE-së, David Mc Allister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein kanë takuar për rreth një orë Edi Ramën dhe Ilir Metën tek Kryesia e Kuvendit. Edi Rama është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga Gramoz Ruçi, si dhe Taulant Balla. Kreu i qeverisë ka lënë godinën e Kryeministrisë, duke kaluar pranë çadrës së ngritur nga opozita dhe më pas është futur në Kryesinë e Kuvendit, shkruan Lapsi.al. Meta në këtë takim shoqërohej nga Luan Rama dhe Petrit Vasili. Pas takimit me dy aleatët Rama e Meta, zyrtarët e PPE-së dhe PE-së do të shkojnë tek lideri i PD-së, Lulzim Basha. Ende nuk bëhen të ditura detaje nga takimi që ka përfunduar në orën 16:10, kohë kur dy zyrtarët e PPE dhe PE kanë lënë ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për t’iu drejtuar selisë blu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 11 minuta më parë