21:36, 3 Korrik 2018

Wikipedia italiane ditën e martë u ka bllokuar qasjen lexuesve në faqet e saj, në protestë ndaj të ardhmes së ligjit të BE-së për autorësinë online.

Kritikët kanë deklaruar se rregullat, të cilat pritet të votohen këtë javë, mund t’ju japin fund “meme” dhe remixeve të ndryshme, si dhe kërkojnë pagesë nga platformat e ndryshme për lidhje të lajmeve.

Në vend të qasjes në enciklopedi, vizitorët e Wikipedia-s në gjuhen italiane kanë hasur në një mesazh ne lidhje me votimin e projekt-ligjit.

“Në qoftë se aprovohet propozimi, mund të jetë e pamundur shpërndarja e artikujve të gazetave nëpër rrjetet sociale apo gjetja e tyre në ndonjë program të kërkimit” thuhet në mesazh.

Aty gjithashtu thuhej se edhe vetë Wikipedia është në rrezik që të mbyllej.