Mbyllet pjesa e parë me avantazh të Francës NULL NULL 15.07.2018 17:47 15.07.2018 17:47 Franca është duke e fituar finalen e Kampionatit Botëror ndaj Kroacisë me rezultat 2:1. Fillimisht ata kaluan në epërsi pas autogolit të Mario Mangjukiqit në minutën e 18-të, për çka Kroacia pati përgjigje me golin e Ivan Perishiqit dhjetë minuta më vonë. Por ishte pikërisht Perishiq fajtori i golit të dytë, pasi që shkaktoi penalti, të cilën e konkretizoi Antoine Griezmann në minutën e 39-të. Kroacia nuk arriti ta barazojë rezultatin në pjesën e parë, dhe kanë mundësi që ta bëjnë këtë në pjesën e dytë, për dallim nga Franca, të cilën e ndajnë 45 minuta nga titulli i dytë i më të mirës në botë. https://www.youtube.com/watch?v=BqfYuwV7REU https://www.youtube.com/watch?v=0bn-vxfsCuM https://www.youtube.com/watch?v=63QNb7T0kMY *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.