Mbyllet Aeroporti i Gjakovës, punëtorët lëshojnë punën? NULL NULL 01.10.2016 19:58 01.10.2016 19:58 Aeroporti i Gjakovës nga sot në mëngjes ka mbetur edhe pa rojet e sigurisë. Përfundimisht i është vendosur dryni këtij aeroporti qe edhe ashtu ishte jo funksional. Menaxhmenti e ka lëshuar punën komplet dhe sot i kanë thënë edhe punëtoreve të sigurimit që mos të dalin në punë. Sipas tyre, menaxhmenti as bordi nuk kanë marrë paga tash e tre muaj. Kështu ka bërë të ditur një burim i portalit INFOKUSI i cili ishte i punësuar në këtë Ndërmarrje Publike. Ai ka treguar se pasuria e këtij Aeroporti dhe i gjithë kapitali aty nga sot është në mëshirën e askujt, për shkak se nuk ka asnjë punëtor aty. Ndryshe, Aeroporti i Gjakovës në vitin 2014 mori statusin e Ndërmarrjes Publike. Qeveria e Kosovës atë kohë kishte angazhuar shtatë punëtorë për ruajtjen e aseteve. Mbi 30 milionë euro janë investimet qe i kishte bërë KFOR-i në këtë Aeroport. Ndërsa, vetëm vlera e pajisjeve është rreth nëntë milionë euro. Një vit me vonë Qeveria e Kosovës kishte emëruar edhe bordin e kësaj ndërmarrje. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 orë më parë