Mbrojtja: S’ka konfirmim për aktakuzën ndaj ish ministrit, Ferid Agani NULL NULL 24.04.2018 12:08 24.04.2018 12:08 Mbrojtja e ish ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, ka hedhur poshtë raportimet, se ka një konfirmim për aktakuzën ndaj tij, – “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Avokati i Aganit, Adem Vokshi, ka thënë se kanë bërë një ankesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë që kjo aktakuzë të hidhet poshtë, por që ende nuk kanë marrë përgjigje, njofton Klan Kosova. “Nuk kemi konfirmim, pas ankesës që kemi bërë si mbrojtje”, ka thënë Vokshi shkurt përmes telefonit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë