Mbrojtësi i gjigantit katalunas mund të kalojë në radhët e skuadrës angleze, që është gati të paguajë 12 milionë euro për të

12:35, 12 Korrik 2018

Southampton është gati të paguajë 12 milionë euro për mbrojtësin e Barcelona, Marlon.

Ai ka kaluar një vit si huazim tek Nice, në Ligue 1, por është kthyer në Camp Nou pasi nuk ka impresionuar në Francë.

Megjithatë, skuadra angleze është gati të paguajë atë shumë të madhe parash për qendërmbrojtësin, që po përcillet edhe nga West Ham.