Mbreti i Arabisë udhëton me 1500 njerëz dhe 500 ton valixhe NULL NULL 01.03.2017 13:35 01.03.2017 13:35 Mbreti i Arabisë Saudite, me padyshim di si të udhëtojë me stil. Në vizitën e tij të parë si mbret në pothuajse gjysmë shekulli, Mbreti Salman Abdul Aziz al-Saudi, ka arritur në Indonezi të mërkurën për një vizitë nëntë ditore në disa vende të Azisë. Mbredo do të qëndrojë disa ditë në Jakarta dhe në West Java, e më pas do udhëtojë për në Bali, Kinë, Japoni dhe Maldive. Dhe sipas raportimeve të mediave, ai nuk po udhëton thjesht. Salman do të udhëtojë me 500 ton valixhe, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Por nuk i ka të gjitha për vete. Mbreti udhëton i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish. Sipas agjencisë indoneziane të lajmeve, Antara, Mbreti Salman do të udhëtojë me hiç më pak se 1500 njerëz, përfshirë dhjetë ministra, 800 delegatë dhe 25 princa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.