17:50, 20 Prill 2017

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka rikonfirmuar edhe një herë se është e paprekshme në kategorinë e saj në këtë sport.

Ajo ka triumfuar përsëri në finale të Kampionatit Europian që u mbajt në Poloni këtë herë, njofton Klan Kosova.

Kampionja olimpike nga Kosova, në finale në kategorinë 52 kilogramë ka mposhtur xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova me Ippon.

klankosova.tv

Interesante