Mblidhet kryesia e PS-së, shkarkohen 11 kryetarë degësh NULL NULL 23.10.2018 11:59 23.10.2018 11:59 Kryesia e Partisë Socialiste së Shqipërisë, e mbledhur paraditen e së martës me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, ka shkarkuar 11 kryetarë degësh. Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e Platformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët, Elisa Spiropali, e cila tha për median pas mbledhjes se janë shkarkuar 11 kryetarë degësh të partisë në pushtet, por lista tha do të bëhet publike në një moment të dytë. “Vihet re një shkëputje nga disa territore. Drejtuesve politikë iu është kërkuar të rrisin prezencën sidomos në bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim në marrëdhënien e pushtetit lokal me qytetarët. Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vëmë gishtin në plagët e qeverisjes lokale apo edhe qendrore aty ku ka nevojë për ndërhyrje”, tha Spiropali. Ajo tha se drejtuesit i rinj politikë “do të rrisin prezencën në territor për të bërë edhe analizën e qeverisjes qendrore”. Ndërkohë, një ditë më parë Rama ka shprehur shqetësimin se disa drejtorë, po e turpërojnë mazhorancën me sjelljen e tyre, transmeton Klan Kosova. “ABC News” raportoin se tjetër prioritet i brendshëm ishte reagimi ndaj shpifjes e shefi i qeverisë, u ka kujtuar deputetëve se ka një grup të posaçëm që do i asistojë në paditë për shpifje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.