Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Meta: Luftë narkotrafikut e krimit të organizuar NULL NULL 16.05.2018 20:00 16.05.2018 20:00 Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka pasur për çështje kryesore diskutimi gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së vendit për vitin 2018, për të cilat ka informuar kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, për kontrollin dhe menaxhimin e integruar të kufijve, luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm, për emergjencat civile, sigurinë e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale si dhe mbrojtjen kibernetike kanë raportuar anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Meta ka theksuar rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe forcimin e kontrollit të kufijve duke shprehur mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës, pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Sipas Metës, raportet e DASH-it, BE-së dhe agjencive partnere të specializuara këto çështje të rëndësishme janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qëndrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe anëtarësimin në BE. / Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 7 minuta më parë