Mbijetesa ndaj sulmit terrorist: Mos luani rolin e të vdekurit – Vraponi dhe fshihuni NULL NULL 27.07.2016 16:25 27.07.2016 16:25 Një sulm terrorist në Britani të Madhe është shumë i mundshëm, pas sulmeve në pjesë të tjera të Europës. Këto paralajmërime i dhanë agjencitë e intelegjencës së Britanisë, megjithëse këta të fundit kanë dhënë disa udhëzime që në rast të ndonjë sulmi të tillë siç ishte ai në Paris i vitit të kaluar, të dini se si të mbroni veten, përcjellë Klan Kosova. Shefat e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar më parë lëshuan udhëzime të zymta se si të përgatiten njerëzit në rast të ndonjë sulmi terrorist në tokën britanike, duke kërkuar që në raste të tilla të fshihen prapa viktimave duke u shtirë kinse janë të vdekur për krah tyre. Por diçka të tillë nuk kanë preferuar tashmë zyrtarët e sigurisë. Kërcënimi në Britani të Madhe, nga terrorizmi i cili është përhapur ndërkombëtarisht, konsiderohet të jetë sulm i ashpër dhe shumë i mundshëm. Agjencite e zbulimeve britanike, theksuan seriozitetin e kërcënimit si një përballje e kombit derisa një zyrtar i lartë i Policisë Metropolitane, u bëri thirrje njerëzve që të jenë vigjilent, njofton Klan Kosova. Neil Basu, Zëvendës Komisioneri i Ndihmës, tha: ‘’Derisa kërcënimi nga terrorizmi mbetet i pandryshuar dhe tejet i rëndë, ne bëjmë thirrje publikut që të jenë sa më të kujdesshëm.’’ Ai tha gjithashtu se shërbimi policor në Britani të Madhe, është duke punuar pa pushim me partnerët për të luftuar terrorizmin dhe për të mbrojtur të gjitha komunitetet. Ndërkaq në lidhje me udhëzimet se si të reagoni dhe se si të bëni të mundshëm një shpëtim nga një sulm terrorist me armë apo me bombë, në vrazhdën e mizorive terroriste Zyra Kombëtare e Sigurisë (NACTSO) ka dhënë disa rekomandime, përcjellë Klan Kosova. Zyrtarët britanikë kanë lëshuar këto këshilla se si të silleni në rast të ndonjë sulmi terrorist me armë apo bombë e të mos luani rolin e të vdekurit. Vraponi Nëse ju keni mundësi, ikni. Merrni parasysh mundësitë më të sigurta. Nëse keni ndonjë rrugë apo vend të sigurt. Vrapo fshihu. Insisto që të tjerët të largohen me ty. Lërini të gjitha gjërat prapa. Fshehuni Nëse ju ndiheni shumë të rrezikuar shumë fshehuni. Nëse ju nuk mund të shihni sulmuesin, ata janë në gjendje të të shohin ty. Mbulimi nuk do të thotë se jeni të sigurt, plumbat shkojnë nëpër xhama, tulla, dru dhe metal poashtu. Mbrohuni nga arma e zjarrit me gjësende të forta, mure të rënda të përforcuara. Të jeni të vetëdijshëm për daljet tuaja. Bllokimet Mundohuni të mos bllokoheni gjatë daljes. Të jeni të qetë, të heshtur, madje edhe me celularin tuaj punoni në qetësi. Kujdes nga barrikadat. Lëvizni sa më larg dyerve Paraqit rastin. Telefononi 999, tregoni policisë atë që dini. Vendndodhjen, e të dyshuarve. Tregoni, kur i keni parë për herë të fundit të dyshuarit apo sulmuesit? Përshkrimet: Përshkruani sulmuesin, numrat, karakteristikat, veshjen, armën, etj Informacione të mëtejshme: Viktimat, llojin e lëndimit, hyrjet, daljet, pengjet etj Ndaloni hyrjen e njerëzve të tjerë në rast se ndërtesa në fjalë nuk është e sigurt./ KLANKOSOVA.TV *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 3 minuta më parë
Kosova Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit 5 minuta më parë