Mbi 15 mijë gjoba trafiku për dy javë NULL NULL 19.01.2018 16:27 19.01.2018 16:27 Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, gjatë muajit janar identifikuar një numër të konsiderueshëm të kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet. Në tabelën më poshtë mund të shihni numrin e gjobave të shqiptuara nga fillimi i këtij viti deri më tani. Me gjoba deri në 500 euro janë dënuar 14.230 persona, kurse numri i përgjithshëm i tyre është 15.092. Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 12 minuta më parë