10:00, 12 Prill 2018

Minnesota Timberwolves ka shënuar fitore ndaj Denver Nuggets me rezultat 112-106, duke e siguruar një vend në playoff pas 13 vjetësh mungesë.

Edhe pse në këtë ndeshje më së shumti pikë pati Nikola Jokic i  Nuggets, për Timberwolves kruciale ishin 31 pikët e Jimmy Butler dhe 26 pikët e 14 kërcimet e Karl Anthony-Towns.