Mbahet edicioni i tretë i manifestimit letrar “Vjeshta dhe vargjet” NULL NULL 23.10.2016 12:26 23.10.2016 12:26 Është mbajtur edicioni i tretë i manifestimit letrar “Vjeshta dhe Vargjet” në shkollën e mesme profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas nga asociacioni i letrarëve dhe artistëve “Art Club” në kujtim të poetit Rifat Kukaj, njofton Klan Kosova. Poetë të shumtë nga e gjithë Kosova, Presheva e Shqipëria morën pjesë në këtë manifestim, ku kujtuan poezitë dhe veprat e shkruara nga Rifat Kukaj. Poashtu është mbajtur edhe një tryezë për jetën dhe krijimtarinë e shkrimtarit Avdi Shala pasi që ai së bashku me Rifat Kukajn kanë ditur që t’i qasen më së miri poezive për fëmijë. Me këtë rast do të mbahet edhe ora poetike si dhe do të ndahen disa çmime për poetët e rinj të kësaj shkolle. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë