11:43, 16 Prill 2018

Kryeministrja britanike Theresa May duhet t’i shpjegojë parlamentit sot vendimin e saj për sulmet ajrore në Siri pa miratimin e parlamentit.

Sipas Associated Press, shefja e ekzekutivit britanik e ka të  vështirë të kënaqë deputetët e zemëruar të opozitës.
Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Franca nisën ofansivën ajrore në Siri mëngjesin e së shtunës.

Ky reagim i tre fuqive botërore erdhi mbi një javë sulmit të dyshuar kimik në Douma ku raportohet se humbën jetën 70 persona, njofton Klan Kosova.

Interesante