May për BREXIT-in: Besoj me gjithë qenien time se rruga që kam zgjedhur është e drejtë NULL NULL 15.11.2018 19:06 15.11.2018 19:06 Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se pavarësisht vendimeve të vështira, një draft marrëveshje për BREXIT-in, e cila tashmë ka marrë miratimin e kabinetit të saj do të mbrojë vendet e punës dhe sigurinë. Duke përmendur përgjegjësinë e madhe që ka në këtë proces, May ka thënë se qëllimi i saj është që të vendosë interesin kombëtar në rend të parë. “Besoj me gjithë qenien time se rruga që kam zgjedhur është e drejta për shtetin dhe popullin tonë”, ka thënë May në një konferencë për media. Kryeministrja May tani ka nevojë për votën e 320 ligjvënësve në parlamentin prej 650 ulëseve për të miratuar marrëveshjen. E pyetur nga gazetarët nëse do të ketë mundësi të organizimit të referendumit të dytë, ajo ka thënë se nuk do të ndodhë një gjë e tillë, sepse sipas saj populli tanimë ka treguar dëshirën e tyre në referendumin e parë. Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër BREXIT-it. Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 17 minuta më parë