Retired four-star Marine Corps General James "Mad Dog" Mattis was sworn in as Secretary of Defense hours after Trump was sworn in on January 20.


REUTERS/Jonathan Ernst
10:53, 21 Prill 2017

Shefi i Pentagonit James Mattis tha sot se “nuk ka dyshime” se Siria ka ruajtur disa nga rezervat e armëve kimike dhe paralajmëroi regjimin e presidentit të këtij vendi Bashar al-Assad që të mos i përdorin ato.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një vizite në Izrael.

Në sulmin e fundit kimik të kryer në provincën e Idlibit, për të cilat akuzohet qeveria e presidentit Bashar al Asad vdiqën mbi 80 persona.

Ky sulm u bë shkak që presidenti amerikan Donald Trump të ndërmarrë sulm ajror në në bazën ajrore e  regjimit të Asadit në qytetin Homs të Sirisë, raportojnë mediat e huaja, përcjellë Klan Kosova.

 

Interesante