Matoshi: LDK flet për çkapjen, pasi ndihmoi kapjen e shtetit NULL NULL 28.05.2017 23:28 28.05.2017 23:28 "LDK-ja sot flet për ç'kapjen e shtetit, por në marrëveshjen qeverisëse me PDK-në, një nga klauzolat ka qenë 'ndarja e barabartë e bordeve të kompanive publike'. Pra kjo parti e ka ndihmuar kapjen e shtetit" Halil Matoshi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Analizën Zgjedhore, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të flasë për çkapjen e shtetit, pasi ka kontribuar në kapjen e tij, përmes marrëveshjes për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës tre vjet më parë. “LDK-ja sot flet për çkapjen e shtetit, por në marrëveshjen qeverisëse me PDK-në, një nga klauzolat ka qenë ‘ndarja e barabartë e bordeve të kompanive publike’. Pra kjo parti e ka ndihmuar kapjen e shtetit”. Ai më tutje ka deklaruar se janë paradoksale lëvdatat që LDK-ja nuk i kursen për qeverisjen e Isa Mustafës, ndërsa në të njëjtën kohë ka një kandidat tjetër për postin e kryeministrit të vendit. “Unë jam njëfarë opozitari i përjetshëm. Kurrë në pushtet, apo në pozitë nuk kam qenë. Pse fati e ka dashur që Haradinaj për pak orë të kthej gjithcka në favor të tij, ajo është shkathtësi e tij. Unë vetëm mund t’i them atij bravo i qoftë. Të gjithë parametrat e thonë që Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i vendit pas 11 qershorit. Heqja e Isa Mustafës nga kandidatura e mundshme për kryeministër tregon frikën dhe dobësinë e LDK-së”. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë