16:26, 9 Nëntor 2018

Ministri i Mjedisit  dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u diskutua për parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive, Kosovë- Shqipëri, që do të mbahet në muajin nëntor në Komunën e Pejës.

Po ashtu, ata kanë diskutuar për përgatitjet përfundimtare për shpalljen e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare Kosovë- Shqipëri dhe shndërrimin e tij në atraksion turistik, njofton Klan Kosova.

Shpallja e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur është paraparë në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë gjatë vitit 2017, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, shëndetit dhe mirëqenien e qytetareve të të dy vendeve.

Ministri Matoshi dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për mundësinë e zhvillimit të Junikut dhe Tropojës si dhe mundësinë e krijimit të fondeve për pastrimin e liqenit të Fierzës.