Matja e territorit nuk i bind deputetët NULL NULL 24.02.2017 08:35 24.02.2017 08:35 Matja e territorit të Kosovës nuk ua ka ndërruar qëndrimin disa deputetëve që kanë qenë kundër Demarkacionit me Malin e Zi. Përfaqësuesit e koalicionit e pranojnë se nuk i kanë votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës. Koalicioni i dy subjekteve më të mëdha politike në vend, PDK-LDK, e ka të vështirë për t’i bindur deputetët se me Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi Kosova nuk humb territor. Madje, deputetëve që janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje nuk ua ka ndryshuar mendjen as Komisioni për Matjen e Territorit të Kosovës, sipas së cilit Kosova nuk humb tokë me Marrëveshjen e 26 gushtit 2015. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se aktualisht nuk i kanë votat për ratifikimin e Demarkacionit, megjithatë thonë se kjo Marrëveshje duhet të ratifikohet sa më shpejt. Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet sa më shpejt. “Momentin që Qeveria e riprocedon Marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit, ne do ta procedojmë menjëherë në Kuvend pa asnjë vonesë në mënyrë që të ecim përpara. Duhet të lëvizim përpara, Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejtë, sepse është në interes të qytetarëve dhe në interes të Kosovës”, është shprehur Veseli, shkruan “Zëri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 18 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë