Matic pranë kalimit në United NULL NULL 26.06.2017 17:21 26.06.2017 17:21 Mesfushori i Chelsea, Nemanja Matic është në cep të kalimit në Manchester United. Sipas The Guardian skuadrës nga Old Trafford, blerja e tij pritet që t’i kushtojë afro 40 milionë funta, transmeton Klan Kosova. Jose Mourinho kishte nënshkruar me serbin në vitin 2014 derisa ishte duke menaxhuar Chelsean dhe tash është i vendosur ta blejë prapë atë, veçse me rivalin – Manchester United. Te dy klubet pothuajse janë marrë vesh për kushtet e transferimit pasi që edhe Matic është pajtuar për kushtet personale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.