Mathaus: Gotze e Draxler s’kanë karakter kampionësh NULL NULL 04.08.2015 14:30 04.08.2015 14:30 Lothar Mathaus, ish reprezentuesi i kombëtares Gjermane, nuk mendon se dyshja e kërkuar nga Juvnetus, Gotze-Draxler, mund të jenë zëvendësues për të larguarit, Pirlo, Vidal e Tevez. Ish reprezentuesi i kombëtares Gjermane, Lothar Mathaus, mendon se Mario Gotze dhe Julian Draxler nuk e kanë “karakterin e kampionit”, brenda tyre, për të zëvendësuar Andrea Pirlon, Carlos Tevezin dhe Arturo Vidalin tek Juventus. Juventus po përballet me zbrazëtirat që kanë lënë të larguarit, prandaj të dëshiruarit e Zonjës së Vjetër janë lojtari i Bayern Munich, Mario Gotze dhe ai i Schalkes, Julian Draxler, shkruan Goal,com, transmeton Klan Kosova. “Ata janë të mirë, të rinj, teknikisht të përgatitur, por nuk e kanë karakterin e kampionit”, tha Matthaus për Gazzetta dello Sport. “Ata assesi nuk po ia dalin të arrin 100 për qindëshin e tyre”. “Nëse dikush ka cilësi si të Gotzes dhe nuk luan, ai duhet të shkojë dhe tregohet më shumë, të imponohet më shumë tek trajneri i tij. “Por, kjo nuk po ndodhë. Ata nuk janë sikur Tevez, Pirlo e Vidal”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.