Maska që bën mrekulli për flokët tuaj NULL NULL 28.12.2017 17:00 28.12.2017 17:00 Secila grua dëshiron që të ketë flokë të bukura që e bëjnë atë të duket mrekullueshëm. Shumë gra besojnë se me përdorimin e shpeshtë të produkteve për mirëmbajtjen e flokëve, ato mund të rikthejnë bukurinë e flokëve. Por kjo është e gabuar. Sepse shumica e produktve përmbajnë kemikalie që dëmtojnë jashtëzakonisht shumë flokët, madje kanë edhe shumë efekte anësore. Andaj po ju sjellim një recetë natyrale e cila do të rrisë flokët tuaja shumë shpejt, dhe madje do të bëjë që ato të shkëlqejnë. Kjo maskë që mund ta bëni në shtëpi forcon rrënjët e flokëve tuaja dhe parandalon rënien e tyre si dhe ndihmon shumë në eliminimin e zbokthit, transmeton Klan Kosova. Kjo maskë është e përshtatshme për çdo lloj të flokëve, si të drejta, kaçurrela, të valëzuara, si dhe për flokët e dëmtuara dhe të dobëta. Përbërësit që ju duhen: 1 lugë çaji kanellë Gjysmë filxhani vaj ulliri 1 lugë çaji mjaltë Si ta përgatisni këtë maskë? Vendoseni vajin e ullirit në nja tigan të vogël dhe ngroheni pak. Më pas largojeni nga nxehtësia dhe vendoseni në një enë. Shtojini kanellën dhe mjaltën. Përzieni mirë të gjithë përbërësit e kësaj maske duke përdorur një lugë. Si ta përdorni këtë maskë? Vendoseni këtë maskë në kokë duke përdorur një brushë. Ndani flokët me krehër, duke filluar vendosjen e maskës nga prapa përpara. Lëreni maskën të qëndrojë për 15 minuta. Më pas lani flokët me shamponin e zakonshëm. Sigurohuni që këtë maskë ta përdorni çdo ditë për një javë rresht. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 23 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 23 orë më parë