Maska me majdanoz, e mrekullueshme për fytyrë NULL NULL 26.04.2018 15:30 26.04.2018 15:30 Kushtet klimatike i bëjnë dëm lëkurës tonë gjatë gjithë vitit. Në dimër, i ftohti dhe era e dëmtojnë lëkurën jashtëzakonisht shumë, ashtu sikur në verë rrezet e dmëshme UV, që e bëjnë edhe më të vështirë për t’u kujdesur siç duhet për lëkurën tonë. Kjo është arsyeja pse kjo maskë me majdanoz është e jashtëzakonshme, një mënyrë e shkëlqyer për të balancuar prodhimin e vajit dhe për të zbutur lëkurën. Pjesa më e mirë e kësaj maske është që ju lehtësisht mund ta përgatisni atë në shtëpi. Të gjitha që ju duhen është majdanozi, uthulla e mollës dhe jogurti – një kombinim i përsosur që ka veti anti-inflamatore, e bën lëkurën të shkëlqejë dhe i jep një bollëk të vitaminave dhe mineraleve. Majdanozi është shumë më tepër se një erëzë që shërben për dekorimin e pjatave, transmeton Klan Kosova. Majdanozi ka një sasi mbresëlënëse të vitaminës K – dy lugë majdanoz përmbajnë 153 % të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K, ka aftësi për të rregulluar koagulimin e gjakut që është thelbësor për zvogëlimin e qeskave të zeza nën sy. Për më tepër, majdanozi ka veti antioksidante dhe është një burim i shkëlqyer i acidit folik, një nga vitaminat më të rëndësishme B, veçanërisht për kujdesin e lëkurës. Çfarë ju duhet për këtë maskë? Një grusht majdanoz Dy lugë gjelle uthull molle Tri lugë gjelle jogurt Si ta përgatisni dhe përdorni? Përzieni të gjithë përbërësit mirë e mirë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët në fund. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.