MASHT shpërblen olimpistët kosovarë (VIDEO) NULL NULL 26.07.2017 20:38 26.07.2017 20:38 Matematikanët e Kosovës ishin pjesë e një gare ndërkombëtare në Brazil, nga e cila u kthyen me medalje, me ç’rast u shpërblyen nga Ministria e Arsimit, njofton Klan Kosova. Medalja e bronztë i takoi Shend Zhjeqit i cili për një pikë nuk e arriti të argjendtën. Në këtë garë Kosova u përfaqësua nga 5 të rinj, të cilët të mërkurën morën fjalë mjaftë të mira nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Rezultatet që këtë herë Kosova arriti janë më të mirat që ka pasur deri më tani, thonë nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës. Përveq Shendit që këtu fitoi medaljen e bronztë, medalje nderi fituan edhe Ardita Berisha e Viktor Ahmeti. Për më shumë, olimpistët nga MASHT u shpërblyen edhe me të holla. Kronikë nga Merita Neziri *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë