Martohet Valon Behrami NULL NULL 12.07.2018 14:05 12.07.2018 14:05 Ylli i përfaqësueses helvetike e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me skitaren, vetëm pak muaj pas ndarjes nga ish-gruaja, me të cilën kishte 12 vjet martesë Mesfushori i Zvicrës Valon Behrami është martuar me skitaren Lara Gut, vetëm pak ditë pas përfundimit të avanturës së tij në Kupën e Botës Rusia 2018. Përfaqësuesja helvetike arriti deri në çerekfinale të kësaj gare, ku u mposht nga Suedia, me një gol të Emil Forsberg. Pas kthimit në Zvicër ai ka vendosur ta kurorëzojë lidhjen e tij me skitaren Gut, vetëm disa muaj pas ndarjes nga Elena Bonzani, me të cilën kishte qenë i martuar për 12 vjet. https://www.instagram.com/p/BlIHbbfh7kB/?hl=en&taken-by=laragutofficial https://www.instagram.com/p/BlIH9-EnKNd/?taken-by=valonbera *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.