Martial dëshiron që të largohet nga United NULL NULL 14.06.2018 11:00 14.06.2018 11:00 Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, dëshiron që të largohet nga klubi këtë verë, sipas agjentit të tij, Philip Lamboley. Ai po ashtu ka pohuar se Djajtë e Kuq duan t’ia zgjasin kontratën, dhe nuk dëshirojnë që francezi të largohet. “Nuk kemi arritur një marrëveshje për disa uuaj”, ka thënë Lamboley. “Pasi i ka menduar të gjithë faktorët dhe mundësitë, Anthony dëshiron që ta lë Manchester United-in”, ka vijuar ai për gazetën franceze RMC Sport. “Ka shumë faktorë, por tani për tani është shumë herët që të flitet për to”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 24 orë më parë