“Martesa” fiton Çmimin e Kritikës në festivalin Tallinn Black Nights NULL NULL 02.12.2017 18:57 02.12.2017 18:57 Filmi kosovar “Martesa” është shpërblyer me Çmimin e Kritikës në Festivalin e Filmit të Kategorisë A “Tallinn Black Nights”, njofton Klan Kosova. Regjinë dhe skenarin e këtij filmi e ka bërë regjisorja Blerta Zeqiri. Ndërkaq, si producent, bashkëskenarist dhe montazher i këtij filmi ka shërbyer Kreshnik Berisha, i njohur si Keka i Orës Shtatë. Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu luajnë në rolet kryesore të këtij filmi. Më poshtë mund ta ndiqni trailer-in, si dhe momentin kur “Martesa” merr Çmimin e Kritikës në Talin. https://www.themarriagefilm.com/ Ceremonia e shpërblimeve në Festivalin e kategorisë A – Tallinn Black Nights Film Festival, ku po merr pjesë filmi "Martesa" i Blerta Zeqirit (regjisore e skenariste) dhe Kekës së Orës Shtatë (producent, bashkëskenarist dhe montazher). Në rolet kryesore Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.Martesa ka marrë pjesë në garën e Filmit të gjatë debutant Publiée par Klan Kosova sur Samedi 2 décembre 2017 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024