15:40, 13 Qershor 2018

Organizata “Të rinjtë për Maqedoninë” dhe “Komitët” kanë paralajmëruar protesta për sonte kundër ndryshimit të emrit Kushtetues të Maqedonisë.

Përmes thirrjes “Mjaft ndejtëm në gjumë, nuk do të lejojmë Veri” ata në rrjetit social fejsbuk po organizohen për protestën e sontme të cilën e kanë paralajmëruar ta mbajnë përpara Kuvendit në orën 20:00 të mbrëmjes.

Duke folur mbi situatën e sigurisë në vend pas publikimit të marrëveshjes për emrin ministri i Brendshëm Oliver Spasovski ka thënë se nuk ka vend për shqetësim dhe se situata është stabile.

Interesante