Marrëveshja me Greqinë nesër në seancë plenare në Kuvend NULL NULL 19.06.2018 14:05 19.06.2018 14:05 Kuvendi i Maqedonisë marrëveshjen për emrin me Greqinë do ta ratifikojë nesër në vazhdimin e seancës së 51. Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes sot në orën 15:00 duhet të rishikohet në Komisionin për Çështje Evropiane, ndërsa pas 15 minutave duhet të mbahet seancë edhe në Komisionin juridik-ligjvënës. Informacionet e para ishin se ratifikimi mund të ndodh sot deri në fund të ditës, duke pasur parasysh se OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë në punën e komisioneve dhe as seancën plenare. Përndryshe, deputetët sot me 69 vota “pro” dhe 40 “kundër” votuan nevojën për sjelljen e propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë. Deputeti i LSDM-së Ferid Muhiq ishte i vetmi nga shumica parlamentare i cili sot votoi kundër nevojës së sjelljes së propozim-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Raporti i OKB-së thotë se vdekjet nga dhuna e bandave në Haiti janë rritur në vitin 2024 2 minuta më parë
Kosova 25 vjet nga masakra e Izbicës: Muhamet Alidemaj, i vetmi i dyshuar që po gjykohet (VIDEO) 7 minuta më parë