18:31, 14 Shkurt 2018

Çështja e ratifikimit të marrëveshjes së Demarakcionit të Kosovës me Malin e Zi, ka qenë temë diskutimi në takimin e sotëm mes Kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet Kryeministri i Malit të Zi, gjatë konferncës për media të mbajtur pas përfundimit të këtij takimi, njofton Klan Kosova.

Markoviq ka deklaruar se në këtë takim është diskutuar për një zgjidhje të mundshme për të arritur në një marrëveshje miqsh për miratimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

”Edhe atë temë e kemi hapur, dy kryeministrat përgjegjës duhet të bisedojnë edhe për këtë cështje e cila është e rëndësishme për të dyja vendet”.

”Qeveria e Kosovës nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje në parlament”.

”Mali i Zi dëshiron që si një fqinj i mirë ta ndihmojë Kosovën, që kjo çështje të arrij një marrëveshje”.

”Kemi biseduar për këtë me qëllime të mira si miq më të mirë e në vazhdimësi të dialogut  për të gjetur zgjidhjet më të mira për marrëveshjen e ratifikuar”.

”Jemi politikanë të përgjegjshëm, por për të gjetur zgjidhje më të mira e më të qëndrueshme. Biseda në këtë temë ishte që jemi të gatshëm që Kosova të ketë një zgjidhje”.

Interesante