Marko Gjuriq nesër në Kosovë për festën e “Vidovdanit” NULL NULL 27.06.2017 19:40 27.06.2017 19:40 Drejtori i të ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq nesër do të jetë në Kosovë për festën e Vidovdanit. Ai do të marrë pjesë në ceremoninë për këtë festë me fillim nga ora 9 në Manastirin e Graçanicës derisa Gjuriq po në këtë manastir do të nderohet edhe me një medalje në orën 11:00, shkruan Radio Kim, transmeton Klan Kosova. Gjurqiq do të jetë më pas edhe në Gazimestan. Vidovdani ndërlidhet me Betejën e Kosovës që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj. Gjatë kësaj feste, serbët zakonisht përdorin kore nacionaliste si “Kosova është Serbi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 17/03/2024