11:22, 14 Shtator 2017

Kandidati për Këshillin e Bashkisë së New York, Mark Gjonaj, fitoi mbrëmë një garë të rëndësishme mes demokratëve në zgjedhjet për një qark të Bronksit, duke mposhtur rivalen më të afërt me rreth 4 për qind vota më shumë.

Gjonaj, i cili aktualisht është anëtar i Asamblesë së shtetit New York, falënderoi mbështetësit në një fjalim që mbajti përpara simpatizantëve sapo u bë e qartë se ai kishte fituar garën për Distriktin 13.

Gjonaj ka tani shansin të bëhet shqiptari i parë në Këshillin e New York-ut pasi ai konkurron në një zonë ku demokratët tradicionalisht fitojnë.

Klan Kosova gjatë muajit prill pati përgatitur një storje me Mark Gjonajn.

klankosova.tv

Interesante