Mark Frroku heq dorë nga mandati i deputetit NULL NULL 26.11.2015 19:38 26.11.2015 19:38 Deputeti kristian-demokrat, Mark Frroku i ka dërguar një kërkesë Kuvendit, me anë të të cilës deklaron se heq dorë nga mandati i deputetit. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të afërta me deputetin, Frroku ka vendosur të tërhiqet nga posti i ligjvënësit pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Frroku ka mbi 6 muaj që nuk merr pjesë në seancat e Kuvendit, edhe pse kërkesat e tij për të qenë i pranishëm kanë qenë të shumta. Ai është nën hetim për një seri veprash penale, në Shqipëri për fshehje të pasurisë dhe në Belgjikë për vrasje./ Top Channel *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Kosovës raportin vjetor për vitin 2023 4 minuta më parë
Kosova Petkoviqi takon ambasadorët e Quint-it, nga Beogradi i njofton ata për situatën e sigurisë në Kosovë 19 minuta më parë