Maria Bamieh: Bujar Bukoshi u shpall i pafajshëm, ai ishte i afërt me ish shefin e EULEX NULL NULL 30.11.2015 21:43 30.11.2015 21:43 Ish prokurorja e EULEX, Maria Bamieh ishte e ftuar në një emision special të Klan Kosovës. Ajo ka treguar se sa ishte në Kosovë është marrë me dy raste, njofton Klan Kosova. “Jam marrë me dy raste, njëri me rastin e shpërthimit në rrugën Bill Clinton ku kishte dyshime për mito e në rastin e Ilir Tolaj kishte indikacione se do të paguhej një mito” “Unë po bëja përndjekjen ligjore të rastit Ilir Tolaj, Bujar Bukoshi u shpall i pafajshëm”. “Derisa po e zhvilloja rastin e pashë se shefi i misionit në atë kohë ishte i afërt me Bukoshin dhe zoti Bukoshi ka qenë në takime me ish shefin e athershëm të misionit EULEX”. “Ishte tronditëse të shohësh një shef duke u takuar me palët që po ndiqeshin ligjërisht”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024