Maradona: Messi duhet të tërhiqet nga kombëtarja NULL NULL 17.08.2018 23:06 17.08.2018 23:06 Ish-fituesi i Kupës së Botës, ka bërë thirrje që kapiteni argjentinas të mos udhëtojë më me kombëtaren dhe të përqendrohet në La Liga tek ekipi i tij Barcelona. “Unë do t’i thosha atij të luajë në Evropë, të mos udhëtojë më dhe të mos e lejojë ta përdorin atë”, u shpreh Maradona, kampion i botës me Argjentinën në vitin 1986. Pas paraqitjes zhgënjyese në Kupën e Botës Rusia 2018, Messi që udhëhoqi skuadrën e tij në këtë kompeticion, po mendon të ardhmen e tij. 31 vjeçari është lënë jashtë përbërjes së fundit të skuadrës së Albionëve dhe Diego Maradona beson se 5 herë fituesi i Topit të Artë duhet të marrë një pushim të zgjatur nga detyra me kombëtaren. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.