Maqedonia sot fillon bisedimet me NATO-n NULL NULL 18.10.2018 11:08 18.10.2018 11:08 Me vizitën e anëtarëve të Komitetit për anëtarësim në NATO dhe Komitetit të punës për integrim në NATO, sot në Bruksel do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë. Maqedonia në Samitin e NATO-s në Bruksel në korrik edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim, ndërsa hyrja u kushtëzua me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit. Protokolli pastaj duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s, proces ky që zgjat rreth një vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti i sigurisë për kërcënimet nga Serbia: Policia e Kosovës di si të ballafaqohet me situatën (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Zgjedhjet në Kroaci, deputetja Lekaj-Prljaskaj: Boshnjakët po mundohen që t'i përçajnë shqiptarët (VIDEO) 17 minuta më parë