Manchester United e rrëzon nga froni Real Madrid-in (FOTO) NULL NULL 19.01.2017 08:38 19.01.2017 08:38 Manchester United është klubi që ka gjeneruar më së shumit të ardhura nga të gjitha klubet e tjera në botë, në sezonin e kaluar, sipas një raporti të publikuar nga Deloitte. United ka hequr nga froni Real Madrid që këtë pozitë e ka mbajtur për 11 vjet – pasi ka grumbulluar një numër rekord të të ardhurave, prej 689 milionë euro në sezonin 2015-2016, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Klubet nga Premier League kanë pasur një rritje të të ardhurave komerciale prej 100 milionë euro . Duke kombinuar të ardhurat e top 20 klubeve, gjatë sezonit 15-16 ka pasur një rritje prej 12% apo 7.4 miliardë euro – që edhe ky është një rekord i ri. Kjo është hera e parë që Manchester United ka kryesuar në listën e Deloitte Football Money League, që nga sezoni 2003 – 2004. Ndërsa Real Madrid pozicionohet i treti, pas rivalit spanjoll Barcelonës që mbetet në vendin e dytë. Gjiganti gjerman, Bayern Munich ka lëvizur për një pozitë më lartë, në të katërtin, kurse top pesëshen e mbyll Manchester City që ka gjeneruar të ardhura prej 524.9 milionë euro, nga 462.5 në sezonin e kaluar. Është hera e parë që The Citizens, gjendet në top pesëshe në këtë listë vjetore. Për herë të parë, veç se në top 20, gjendet Leicester City si kampion i Anglisë. Ata kanë krijuar të ardhura prej 172 milionë euro që është gati pesëfishi i gjenerimit të të ardhurave nga dy sezone më parë. Arsenal, Chelsea, Liverpool dhe Tottenham Hotspur mbeten në pozitat, shtatë, tetë, nëntë dhe 12, me West Ham United që gjendet në pozitën e 18-të. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.