Malone dhe Lee publikojnë videoklipin e “Sunflower” (VIDEO) NULL NULL 10.01.2019 11:30 10.01.2019 11:30 Videoklipi i këngës “Sunflower” i artistëve Post Malone dhe Swae Lee është gati! Vizuelizimi i kësaj këngë, e cila u publikua në muajin tetor si pjesë e kolonës zanore të filmit Spider-Man: Into the Spider-Verse, u publikua në orët e mesnatës. Ky projekt muzikor është radhitur i pesti në top dhjetëshen e Billboard Hot 100 për Post, ndërsa i dyti me radhë për Swae. “Sunflower nuk është kënga numër një në botë… Është kënga numër një në UNIVERS!!!”, shkroi Swae në rrjetin social Twitter pasi e postoi videoklipin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.