17:39, 12 Tetor 2018

Tifozët dhe skuadra suedeze Malmo në nderim të ish-futbollistit të tyre i cili vdiq dje në moshën 32-vjeçare Labinot Harbuzi, do të nderojnë kujtimin për të.

Të premten në mbrëmje, saktësisht në orën 19:10 do të mbahet memoriali në hyrjen A të stadiumit të këtij ekipi.

Labinot Harbuzi ishte futbollist shqiptar me pasaportë suedeze, ai vdiq të enjten pas një sulmi në zemër, njofton Klan Kosova.

Harbuzi ka qenë i njohur si supertalent në Malmo dhe ka përfaqësuar Suedinë në U17, U18, U19 dhe U21.

klankosova.tv