Maliqi: Fuqitë botërore po e përkrahin marrëveshjen Kosovë-Serbi por s’po flasin për kompromisin NULL NULL 17.01.2019 21:59 17.01.2019 21:59 Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ka vlerësuar se nuk është e favorshme të humbet kohë derisa Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që një marrëveshje finale të arrihet brenda disa muajsh në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Maliqi derisa ka komentuar vizitën e Vladimir Putin në Beograd dhe efektet që pasojnë nga kjo vizitë, në Zona e Debatit ka thënë se Kosova është problem kyç për rajonin pasi dhe fuqitë e mëdha botërore janë duke punuar në arritjen e një marrëveshje paqësore, njofton Klan Kosova. ”Rusia ka qenë ajo që e ka bllokuar Marti Ahtisarin. Derisa është bërë plani Rusia e ka përkrahë atë pastaj e ka kundërshtuar duke e përkrahur rezolutën 1244”. ”Procesi ka shkuar tutje falë nikoqirëve perëndimor, të cilët kanë filluar ta realizojnë Pakon e Ahtisarit. Ka qenë njëfar plani i dobësimit të Bashkimit Europian”. ”Me kërkesën e amerikanëve është në pikëpyetje edhe vazhdimi i misionit të UNMIK-ut. NATO-ja e rikonfirmoi se do ta vazhdojë misionin. Por siç shihet Bashkimi Europian nuk ka mund ta zgjidh çështjen”. ”Ajo që është shumë me rëndësi ka të bëjë me pajtimin mes formulimeve që po përsëriten e që nuk janë boshe, po tregon që nëse të dy palët pajtohen marrëveshja përkrahet dhe bëhet një kompromis të cilin askush nuk e tregon”. ”Mund të gjendet njëfar formule e cila çon në njohje të vërtetë të Pavarësisë së Kosovës. Mendoj që ky akordi që ekziston mes fuqive të mëdha mund të sjellë diçka”. ”Neve po e përceptojmë këtë sepse fuqitë e mëdha po punojnë vetëm për shkak të Kosovës sepse problemi i Kosovës është problem kyç për fuqitë e rajonit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 46 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 52 minuta më parë