Mali Pashtrik dhe Vërmica zona të mbrojtura kufitare NULL NULL 28.08.2015 17:09 28.08.2015 17:09 Përmes një komunikate, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, ka bërë të ditur se mes zyrtarëve të kësaj ministrie dhe atyre në Tiranë, është diskutuar për të shpallur zonë të mbrojtur kufitare Malin Pashtrik dhe Liqenin e Vërmicës. Gjatë takimit është diskutuar për kryerjen e studimeve përkatëse për përcaktimin e vlerave natyrore të kësaj zone. Zyrtarët e MMPH-së, kanë deklaruar se kjo ministri është e interesuar në forcimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, për realizimin e projekteve ndërkufitare dhe për integrimin sa më të shpejtë në Bashkim Europian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024